Bota

SHBA do të heqë mbështetjen shtetërore për emigrantët

Sipas rregullores së re, ndaj emigrantëve që kanë nevojë për ndihmë do të ndërpritet mbështetja e shtetit, gjithashtu nuk do t’u jepet as leja e qëndrimit

Safvan Allahverdi   | 13.08.2019
SHBA do të heqë mbështetjen shtetërore për emigrantët

Washington

Administrata amerikane me një rregullore të re do të heqë mbështetjen e shtetit dhe nuk do të japë leje qëndrimi për emigrantët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, njoftohet se rregullorja e re, do të vendoset me qëllim për të mbrojtur taksapaguesit amerikanë dhe sigurimet shoqërore të ndara për ata që kanë nevojë për ndihmë.

Sipas rregullores së re, ndaj emigrantëve që kanë nevojë për ndihmë do të ndërpritet mbështetja e shtetit, gjithashtu nuk do t’u jepet as leja e qëndrimit.

"Ky hap do të sigurojë që emigrantët që duan të vijnë në SHBA të qëndrojnë mbi këmbët e tyre dhe të mos mbështeten në mbështetjen e sigurimeve shoqërore të shtetit", thuhet në deklaratë.

Emigrantët me të ardhura të ulëta nuk do të marrin më mbështetje nga shteti amerikan, të tilla si sigurimi shëndetësor, ushqimi ose asistenca për strehim, thuhet në deklaratë. Gjithashtu bëhet e ditur se nuk do të kryhen procedurat e shtetësisë dhe se mund të dëbohen nga vendi qytetarët të cilët kanë të drejtën e qëndrimit dhe që ende janë duke marrë ndihmë nga shteti amerikan.

Në deklaratën ku theksohet se presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron që emigrantët të mos jenë të lidhur me mbështetjen e shtetit, thuhet se "Ligji i Imigracionit dhe Shtetësisë përcakton se kushdo që dëshiron të vijë në Shtetet e Bashkuara duhet të zbatojë këtë rregull. Taksapaguesit amerikanë kishin një barrë të madhe për shkak se nevoja ligjore nuk është zbatuar për një kohë të gjatë sipas këtij ligji".

Gjithashtu është bërë e ditur se rregullorja do të nënshkruhet ditën e mërkurë dhe se do të hyjë në fuqi brenda 60 ditëve.

- Reagime nga institucionet e migracionit

Nga ana tjetër, organizatat joqeveritare dhe shoqatat e migrantëve kanë reaguar ndaj rregullores në fjalë, ku dhe kanë paralajmëruar se kjo do të shkaktojë vështirësi të mëdha për emigrantët që janë në nevojë për ndihmë.

Drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Ligjit për Emigracionin, Marielena Hincapie, në një deklaratë me shkrim ka vlerësuar se, "Kjo marrëveshje do të ketë një ndikim të madh mbi migrantët, veçanërisht për ata që marrin kujdes të veçantë shëndetësor dhe ndihmë ushqimore, të cilat kanë rëndësi jetësore. SHBA për vite nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë nga dëmi që kjo do të shkaktojë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın