Bota

SHBA do të bëjë gjithçka për të rikthyer demokracinë në Venezuelë

Pompeo tha se ky është mision i vendosur, duke shtuar se “sot jemi më afër sesa ishim disa muaj më parë”

Beyza Binnur Dönmez   | 30.07.2019
SHBA do të bëjë gjithçka për të rikthyer demokracinë në Venezuelë

Ankara

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka deklaruar se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të rikthyer demokracinë në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“(Donald Trump) ka thënë mjaft qartë se ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të siguruar që të gjithë banorët e Venezuelës të fitojnë demokracinë”, tha Pompeo në forumin e klubit ekonomik të Washingtonit.

Pompeo tha se ky është mision i vendosur, duke shtuar se “sot jemi më afër sesa ishim disa muaj më parë”.

Ai tha se SHBA-të ndërtuan “një koalicion të shkëlqyeshëm” në rajon me anëtarët e bllokut rajonal të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) dhe grupit Lima, një grup prej 12 vendeve të Amerikës Latine që përpiqen të gjejnë një zgjidhje për krizën e Venezuelës.

Pompeo shtoi se 50 vende po bashkohen në Washington për të kuptuar se presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, nuk është “presidenti i zgjedhur siç duhet” dhe theksoi se ka “përparim çdo ditë” në atë përpjekje.

SHBA mbështet udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, kur ai u vetëshpall president i ligjshëm i vendit të pasur me naftë, një veprim i ndjekur nga shumica e vendeve të Amerikës Latine.

Trazirat politike kanë vazhduar në Venezuelë midis Maduros dhe Guaidos që nga 10 janari.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın