Bota

SHBA dhe Katari diskutojnë për çështjet rajonale

Udhëheqësit diskutuan çështjet rajonale dhe mbështetjen e Katarit për bisedimet paqësore brenda-afgane, njoftoi Departamenti i Shtetit

Michael Gabriel Hernandez   | 23.07.2021
SHBA dhe Katari diskutojnë për çështjet rajonale

Washington

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka theksuar "rëndësinë strategjike" të marrëdhënieve të vendit të tij me Katarin gjatë një takimi dypalësh të enjten me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Blinken u takua me zëvendëskryeministrin e Katarit dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani në Departamentin e Shtetit, ku diskutuan për çështjet rajonale, zotimin e Katarit për të ndihmuar ushtrinë e Libanit dhe donacionin e tij prej 100 milionë dollarësh për të ndihmuar Jemenin përmes Programit Botëror të Ushqimit, tha në një deklaratë zëdhënësi Ned Price.

"Sekretari theksoi rëndësinë e partneritetit tonë strategjik dhe angazhimin tonë të përbashkët për promovimin e paqes dhe sigurisë", tha Price, duke përmendur gjithashtu mbështetjen e Katarit për bisedimet e paqes brenda-afgane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.