Bota

SHBA, avioni në ulje emergjente derdh kaburantin në një zonë të banuar

"Delta Airlines" tha se avioni derdhi karburantin "në bazë të procedurës së zakonshme të zvogëlimit së peshës me rastin e uljes emergjente"

Gamze Türkoğlu Oğuz   | 15.01.2020
SHBA, avioni në ulje emergjente derdh kaburantin në një zonë të banuar

Ankara

Të paktën 60 persona, në mesin e të cilëve edhe një numër fëmijësh, u lënduan pasiqë një avion pasagjerësh derdhi karburantin me rastin e uljes emergjente në aeroportin e Los Angelesit në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksuan se avioni i pasagjerëve "Delta Airlines" bëri ulje emergjente për shkak të një defekti në motor. Me qëllim të zvogëlimit të peshës, avioni derdhi karburantin në një zonë ku ndodheshin gjashtë shkolla.

Rreth 60 persona u lajmëruan me acarim të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen.

Kryebashkiakja e Cudahy, Elizabeth Alcantar shprehu keqardhje për rastin.

"Delta Airlines" tha se avioni derdhi karburantin "në bazë të procedurës së zakonshme të zvogëlimit të peshës me rastin e uljes emergjente".

Zyra federale e aviacionit konfirmoi se kanë filluar hetime lidhur me rastin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın