Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, arrin në 12 numri i shteteve ku është regjistruar varianti Omicron

Varianti Omicron i COVID-19 është regjistruar tek të paktën 20 persona në 12 shtete federale të SHBA-së

Esin Eşkinat Sayılgan   | 05.12.2021
SHBA, arrin në 12 numri i shteteve ku është regjistruar varianti Omicron

New York

Varianti Omicron i koronavirusit të ri (COVID-19) i cili u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe i cili ka shkaktuar shqetësim, thuhet se në SHBA është regjistruar tek të pakën 20 persona në 12 shtete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Omicron i cili për herë të parë në vend u shfaq në Kaliforni, është përhapur edhe në shtetet si Colorado, Hawaii, Maryland, Massachusetts, Minnesota, Missouri, Nebraska, New Jersey, New York, Pennsylvania dhe Utah.

Një pjesë e rasteve të përcaktuara kanë ardhur nga vendet jugo-afrikane ndërsa disa prej tyre nuk kanë udhëtuar kohët e fundit.

Asnjë nga personat e prekur nga Omicron në SHBA nuk është hospitalizuar por theksohet se në infeksionet e COVID-19 sëmundja mund të bëhet më e rëndë me kalimin e kohës.

Zyrtarët e shëndetësisë në New York kanë tërhequr vëmendjen se fakti që 8 rastet e përcaktuara në rajon të shtunën nuk kanë udhëtuar në një kohë të afërt tregon se varianti është përhapur në shoqëri.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın