Bota, Koronavirusi

SHBA, agjencitë shëndetësore bëjnë thirrje për ndalimin e vaksinës J&J

CDC dhe FDA do të realizojnë një takim për të shqyrtuar 6 raste të llojit të rrallë dhe të rëndë të mpiksjes së gjakut të lidhur me vaksinat Johnson & Johnson

Beyza Binnur Dönmez   | 13.04.2021
SHBA, agjencitë shëndetësore bëjnë thirrje për ndalimin e vaksinës J&J

Ankara

Agjencitë federale shëndetësore të SHBA-së bënë thirrje për ndalim të menjëhershme të vaksinës me një dozë Johnson & Johnson kundër koronavirusit të ri (COVID-19) mes raporteve të rasteve të mpiksjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi erdhi pas zbulimit të gjashtë rasteve të një lloji të rrallë dhe të rëndë të mpiksjes së gjakut që ndodhi rreth dy javë pas administrimit të vaksinës.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) "do të thërrasin një takim të Komitetit Këshillimor për Praktikat e Imunizimit (ACIP) të mërkurën për të shqyrtuar më tej këto raste dhe për të vlerësuar potencialin e tyre të mundshëm", thuhet në deklaratën e përbashkët të CDC dhe Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), raportoi ABC News.

FDA gjithashtu do të rishikojë këto analiza pasi heton rastet. "Derisa të përfundojë ky proces, ne rekomandojmë ndalimin e përdorimit të kësaj vaksine nga kujdesi", theksohet në deklaratë.

"Kjo është e rëndësishme, pjesërisht, për të siguruar që komuniteti i ofruesve të kujdesit shëndetësor të jetë i vetëdijshëm për potencialin e këtyre rasteve anësore dhe mund të planifikojë për njohjen dhe menaxhimin e duhur për shkak të trajtimit unik të kërkuar me këtë lloj mpiksje gjaku", thuhet më tej.

Lajmi erdhi ndërsa SHBA-ja po përpiqet të tejkalojë llojet e reja të virusit për të vaksinuar sa më shumë persona.

Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 31 milionë raste të infeksionit me koronavirus dhe gati 563.000 vdekje të lidhura, sipas Universitetit Johns Hopkins të Maryland.

Në Evropë, vaksina AstraZenaca gjithashtu është përballur me shqetësime në lidhje me raportimet e mpiksjes së gjakut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın