Bota, Ekonomi

SHBA, 98 policë në New York pozitivë në koronavirus

70 raste të konfirmuara janë policë të uniformuar, ndërsa 28 rastet e tjera janë anëtarë civilë të departamentit të policisë

Servet Günerigök   | 23.03.2020
SHBA, 98 policë në New York pozitivë në koronavirus

Washington

Komisari i Departamentit të Policisë së New York-ut (NYPD), Dermot Shea, tha se 98 anëtarë të policisë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryebashkiakun e New York-ut, Bill de Blasio, komisari Shea tha se 70 raste të konfirmuara janë policë të uniformuar.

Siç sqaroi ai, 28 rastet e tjera janë anëtarë civilë të departamentit të policisë, ndërsa tre anëtarë të departamentit janë hospitalizuar.

"Sa i përket testimit, numrat janë duke u rritur, sepse testimi në gjithë qytetin po rritet, kështu që kjo nuk është e papritur", tha ai.

Shea gjithashtu tha se departamenti i policisë nuk ka gjurmuar asnjë anëtar që ka pasur kontakte me policët e infektuar gjatë punës.

"Ne jemi në një realitet të ri, kjo nuk mund të bëhet", tha de Blasio.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, ai është shpërndarë në më shumë se 169 shtete dhe rajone.

Virusi ka infektuar më shumë se 32.700 njerëz në SHBA dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 402 personave, duke përfshirë edhe 114 në New York.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın