Bota

SHBA, 4 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Kaliforni

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë njoftoi se helikopteri i tipit Robinson R66 është rrëzuar në Colusa në veri të qytetit Sacramento të Kalifornisë

Büşra Selvi Öğütcen  | 02.08.2021 - Përdıtësım : 03.08.2021
SHBA, 4 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Kaliforni

Colusa

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në rajonin Colusa të Kalifornisë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë njoftoi se helikopteri i tipit Robinson R66 është rrëzuar në Colusa në veri të qytetit Sacramento të Kalifornisë.

Në njoftim është bërë e ditur se katër persona që gjendeshin në helikopterin e rrëzuar kanë humbur jetën.

Mësohet se FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë aksidentin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın