Bota, Koronavirusi

SHBA, 329 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në 33.486.992, me 11.640 raste në 24 orët e fundit

Mücahit Oktay   | 16.06.2021
SHBA, 329 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 600.292, prej të cilëve 329 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.486.992, me 11.640 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 63 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 174 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 145 milionë dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın