Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, 322 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins ka arritur në 34.756.006, me 77.564 raste në 24 orët e fundit

Islam Doğru   | 30.07.2021
SHBA, 322 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 612.135, prej të cilëve 322 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.756.006, me 77.564 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,94 milionë raste të konfirmuara dhe 64.386 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 189,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,8 milionë dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın