Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, 188 viktima dhe mbi 24 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 është rritur në 776.537 ndërsa numri i rasteve në 48.202.506

Mücahit Oktay   | 28.11.2021
SHBA, 188 viktima dhe mbi 24 mijë raste të reja me COVID-19

New York

Me 188 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 776.537 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" me 24.552 raste ka arritur në 48.202.506 numri i rasteve ndërsa me 188 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 776.537 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Me mbi 5 milionë e 60 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me mbi 4 milionë e 321 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 721 mijë.

Po ashtu me 74.152 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 73.605 vdekje dhe Florida me 61.147 vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 74.1 për qind e popullatës mbi 5-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 62.8 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 19.1 për qind e atyre që kanë përfunduar vaksinimin.

Mbi 231 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 196 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 37.5 milionë dozën përforcuese.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın