Bota, Koronavirusi

SHBA, 16.8 milionë njerëz kërkojnë ndihmë nga papunësia

Vlerësohet se deri në fund të këtij muaji, më shumë se 20 milionë amerikanë mund të mbeten pa punë, ndërsa 16.8 milionë amerikanë kanë aplikuar për ndihmë të papunësisë në tre javët e fundit

Ekip   | 09.04.2020
SHBA, 16.8 milionë njerëz kërkojnë ndihmë nga papunësia

New York

Një numër rekord prej 16.8 milionë qytetarë amerikanë kanë kërkuar ndihmë për papunësinë në tre javët e fundit. Vetëm javën e kaluar, 6.6 milionë prej tyre kanë aplikuar. Të dhënat e zymta tregojnë se çdo i dhjeti punëtorë në SHBA ka humbur punën në tre javët e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo është vala më e madhe dhe më e shpejtë e humbjeve të vendeve të punës që nga viti 1948, që kur ndiqen të dhënat. Ato përshkruajnë perspektivën e tregut të punës që po zgjerohet me shpejtësi pasi bizneset në të gjithë vendin ndaluan së funksionuari për shkak të pandemisë. Vlerësohet se deri në fund të këtij muaji, më shumë se 20 milionë amerikanë mund të mbeten pa punë.


Besohet se pandemia të ketë shuar gati një të tretën e prodhimit të një prej ekonomive më të mëdha në botë në tremujorin aktual. Biznesi jo thelbësor është i mbyllur në 48 shtete të SHBA-së. Restorantet, hotelet dhe bizneset e vogla kanë pushuar miliona njerëz nga puna, ndërsa përpiqen të paguajnë borxhet e tyre në një kohë kur të ardhurat e tyre janë zhdukur.

Si rezultat i kësaj, 16.8 milionë amerikanë kanë aplikuar për ndihmë të papunësisë në tre javët e fundit. Rritja e numrit të të papunëve ka tejkaluar kapacitetin e zyrave shtetërore të papunësisë. Për më tepër, pritet edhe më tej të bie numri i vendeve të punës. Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të arrijë në 15 për qind kur të publikohet në prill raporti i punësimit, parashikojnë ekspertët e ekonomisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın