Bota

SHBA, 12 milionë dollarë dëmshpërblim për familjen e afro-amerikanes së vrarë

Kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, paralajmëroi se familjes së Taylor do t’i paguhen 12 milionë dollarë, si pjesë e marrëveshjes. Ai po ashtu paralajmëroi se do të bëjnë reforma në praktikën policore

Mücahit Oktay   | 16.09.2020
SHBA, 12 milionë dollarë dëmshpërblim për familjen e afro-amerikanes së vrarë

New York

Familja e Breonna Taylor, afro-amerikania të cilën policët e vranë gjatë bastisjes në banesën e saj në muajin mars në shtetin federal amerikan Kentucky, do të marrë dëmshpërblim prej 12 milionë dollarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, paralajmëroi se familjes së Taylor do t’i paguhen 12 milionë dollarë, si pjesë e marrëveshjes. Ai po ashtu paralajmëroi se do të bëjnë reforma në praktikën policore.

Fischer, duke menduar për nënën e afro-amerikanes, Tamika Palmer, tha se: "Nuk mund të paramendoj dhimbjen e zonjës Palmer dhe më vjen shumë keq për vdekjen e Breonna-s”.

“Ne nuk do të lejojmë që të mbulohet vdekja e Breonna Taylor", tha Ben Crump, avokati i familjes.

Crump theksoi se 12 milionë dollarë që qeveria e qytetit premtoi të jepte ishte "dëmshpërblimi më i madh i paguar ndonjëherë për vdekjen e një gruaje afro-amerikane të vrarë nga policia".

26-vjeçarja Breonna Taylor u vra në dhomën e saj të gjumit në muajin mars gjatë një bastisjeje policore. Një valë protestash pas vrasjes vijuan në Louisville.

Një tjetër viktimë e dhunës policore është George Floyd, i cili u arrestua më 25 maj në Minneapolis pasi pretendohet se u përpoq të përdorte një faturë të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan lokal. Videot e arrestimit brutal u postuan në rrjetet sociale. Policët i vendosën pranga dhe e rrëzuan për tokë, ndërsa njëri prej tyre, Derek Chauvin, vendosi gjurin në qafën e viktimës. Ata pretenduan se ai i rezistoi arrestimit. Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa tre oficerë të tjerë policie janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje në krim.

Krahas asaj se Floyd disa herë u ankua se nuk mund të marrë frymë, polici nuk hoqi gjurin nga qafa e tij. Shpejt pas kësaj Floyd humbi vetëdijen, por polici mbajti pozitën e njëjtë ndaj viktimës. Vdiq pasi e dërguan në spital.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın