Bota

Seuli ankesë në OBT lidhur me kufizimet e tregtisë nga Japonia

Seuli ka kërcënuar të ndërmarrë veprime që kur Tokio filloi të kufizojë eksportet e tre materialeve për Korenë e Jugut në korrik

Ekip   | 11.09.2019
Seuli ankesë në OBT lidhur me kufizimet e tregtisë nga Japonia

Seul

Koreja e Jugut i dha fund spekulimeve me muaj duke paraqitur një ankesë kundër Japonisë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), raporton Anadolu Agency (AA).

Seuli ka kërcënuar të ndërmarrë veprime që kur Tokio filloi të kufizojë eksportet e tre materialeve për Korenë e Jugut në korrik.

Japonia është lider global në transportimin e polimideve të fluorizuara, fotoresistit dhe fluorit të hidrogjenit të cilat janë të nevojshme për produktet kryesore të teknologjisë së Koresë së Jugut, përfshirë panelet e ekranit dhe gjysmëpërçuesit.

Duke njoftuar ankesën e OBT-së, ministri i Tregtisë së Jugut, Yoo Myung-hee, insistonte se vendimi i Tokios për të forcuar kontrollet mbi këto eksporte të veçanta është një "akt diskriminues që shënjestron drejtpërdrejt Korenë e Jugut".

"Ishte i motivuar politikisht duke ndjekur vendimet e gjykatës për punën e detyruar të punëtorëve koreanë gjatë sundimit kolonial të Japonisë", shtoi Yoo në komentet e bëra nga agjencia lokale e lajmeve Yonhap.

Neni 11 i Marrëveshjes së Përgjithshme të Tarifave dhe Tregtisë ndalon rregulloret për vëllimin e eksporteve, përveç artikujve që prekin seriozisht sigurinë kombëtare.

Derisa Japonia pretendon se nuk mund t’i besojë Koresë së Jugut për arsye sigurie, dhe muajin e kaluar e hoqi fqinjin e saj nga lista e bardhë e partnerëve të tregtisë preferenciale, Seuli pretendon se nuk ka prova mbështetëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın