Bota

Serbi, humbin jetën 2 pilotë në rrëzimin e MiG-21

Dy pilotë të ushtrisë serbe humbën jetën në rrëzimin e avionit, i cili ndodhi rreth orës 9:10 të mëngjesit në zonën e fshatit Brasina, afër qytezës Mali Zvornik

Senita Sehercehajic  | 25.09.2020 - Përdıtësım : 26.09.2020
Serbi, humbin jetën 2 pilotë në rrëzimin e MiG-21

Sarajevë

Kanë humbur jetën 2 pilotët e avionit ushtarak që u rrëzua sot afër qytezës Mali Zvornik në Serbi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë thuhet se dy pilotë të ushtrisë serbe humbën jetën në rrëzimin e avionit, i cili ndodhi rreth orës 9:10 të mëngjesit në zonën e fshatit Brasina, afër Mali Zvornik, ndërsa ishte në kryerje të detyrës.

"Ministria e Mbrojtjes do të informojë publikun për emrat e pilotëve pasi të informojë anëtarët e familjes", thuhet në njoftim.

Pas hetimit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura formoi Komisionin për hetimin e ngjarjes së jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shefi i Drejtorisë për zhvillimin dhe pajisje ndërsa komandanti i Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore formoi komisionin për përcaktimin e shkakut të aksidentit të MiG-21.

Vendin e rrëzimit të avionit, i cili nuk është larg kufirit me Bosnjë e Hercegovinën e vizitoi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç dhe komandanti i Forcës Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore, gjeneral majori, Dushko Zharkoviç.

Telegram ngushëllimi për familjet dërguan presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç si dhe Vulin dhe Mojsilloviç.

Siç thuhet, avioni MiG-21 u inspektua para se të nisej sipas të gjitha procedurave dhe pas inspektimit u përcaktua se ishte në gjendje të regullt dhe i gatshëm për fluturim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın