Bota

Senatori i Arizonës dërgon Gardën Kombëtare në kufirin me Meksikën për të ndaluar fluksin e refugjatëve

Senatori Ducey kritikoi politikat e imigracionit të administratës së presidentit Biden dhe tha se "Nëse qeveria nuk bën asgjë, ne do ta bëjmë atë"

Emre Aytekin   | 21.04.2021
Senatori i Arizonës dërgon Gardën Kombëtare në kufirin me Meksikën për të ndaluar fluksin e refugjatëve

Ankara

Senatori republikan i shtetit të Arizonës në SHBA, Doug Ducey, njoftoi se do të dërgojë 250 njësi të Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën për të ndaluar fluksin e refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke e përshkruar përqendrimin e refugjatëve në kufi si një "krizë", senatori Ducey kritikoi politikat e imigracionit të administratës së presidentit Joe Biden dhe tha se "Nëse qeveria nuk bën asgjë, ne do ta bëjmë atë".

Në deklaratën nga Zyra e senatorit, Garda Kombëtare fillimisht ka akorduar 25 milionë dollarë për t'u vendosur në zonat me qendra kufitare të azilit. Ushtarët do të ndihmojnë forcat lokale të policisë si dhe do të ndihmojnë shërbimet shëndetësore në qendra, të vendosin kamera sigurie në kufi, të analizojnë kamerat e sigurisë dhe imazhet satelitore kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Dega e Arizonës e Unionit Amerikan të Lirive Civile, në një deklaratë të publikuar mbi këtë temë tha se vendimi i Ducey "nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç ushtarakëzimit të komuniteteve kufitare" dhe krijimin e frikës së panevojshme dhe disproporcionale.

Për shkak të rritjes së vendkalimeve të refugjatëve në Arizona javët e fundit, në qytetet kufitare Yuma dhe Tuscon janë krijuar qendrat e azilit. Qeveritë e qyteteve në fjalë kërkuan ndihmë nga qeveria federale për lëshimin e refugjatëve në qytete pasi u mbushë kapaciteti i qendrave të përpunimit të Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) të SHBA-së.

CBP, i cili më parë refuzoi të gjithë refugjatët e rritur që erdhën në kufi si një masë paraprake kundër koronavirusit të ri (COVID-19), kur administrata e Bidenit mori detyrën, lejoi që refugjatët të qëndronin në vend gjatë procesit të vlerësimit të kërkesave të tyre për azil.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın