Bota

Senati i Meksikës miraton dorëheqjen e gjykatësit të Gjykatës Supreme

Median Mora dha dorëheqje më 3 tetor, pasi mediat lokale raportuan se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur hetime lidhur me transfertat e tij bankare në të dyja vendet

Ekip   | 09.10.2019
Senati i Meksikës miraton dorëheqjen e gjykatësit të Gjykatës Supreme

Texas

Senati i Meksikës miratoi dorëheqjen e një nga gjykatësve të Gjykatës Supreme të martën pas ngritjes së akuzave kundër tij për përfshirje të mundshme në korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).

Eduardo Medina Mora qëndroi vetëm katër vite në mandatin e tij 15-vjeçar.

Gjykata Supreme miratoi vendimin me 111 vota për, 3 kundër dhe 5 abstenime të anëtarëve të senatit. Kushtetuta meksikane rekomandon që Senati duhet të votojë dorëheqjen e gjykatësve dhe heqja dorë nga pozicioni lejohet vetëm në raste të rënda.

Median Mora dha dorëheqje më 3 tetor, pasi mediat lokale raportuan se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur hetime lidhur me transfertat e tij bankare në të dyja vendet.

Shuma e parave për të cilat ai dyshohet se i transferoi midis 2013 dhe 2017 raportohet të jetë katër herë më e madhe se paga e tij. "El Universal" raporton se ai kishte transferuar rreth 5.2 milionë dollarë në llogaritë jashtë vendit. Gjykatësi ka mohuar akuzat e korrupsionit.

Javën e kaluar presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, gjithashtu pranoi dorëheqjen, duke thënë se Medina Mora nuk i ofroi detaje të sakta lidhur me dorëheqjen e tij.

Tani presidenti i Meksikës duhet të plotësojë vendin e Medina Moras, i cili ishte një nga 11 gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

Obrador, i cili është zotuar se do të luftojë korrupsionin në vendin e tij, tha se do të sigurohet që të plotësoj vendin e gjykatësit me një të ndershëm.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın