Bota

Senati amerikan konfirmon gjeneralin Lloyd Austin si Sekretar të Mbrojtjes

Gjenerali në pension Lloyd Austin, i cili ka kualifikime të mëdha ushtarake, është afrikano-amerikanin e parë që drejton Pentagonin në historinë e SHBA-së

Michael Gabriel Hernandez   | 22.01.2021
Senati amerikan konfirmon gjeneralin Lloyd Austin si Sekretar të Mbrojtjes Foto: AA/Arhiv

Washington

Senati amerikan konfirmoi sot emërimin e gjeneralin e ushtrisë në pension, Lloyd Austin, në krye të Departamentit të Mbrojtjes, duke e bërë atë afrikano-amerikanin e parë që drejton Pentagonin në historinë e SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Votimi 93-2 i hap rrugën Austinit, përzgjedhjes së presidentit Joe Biden, për të marrë rolin si sekretari i dytë i Kabinetit që merr miratimin e Senatit.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati votuan dje për të përjashtuar një ligj të vitit 1947 i cili kërkon që ish-zyrtarët ushtarakë të jenë të paktën shtatë vjet jashtë detyrave aktive para se të mund të drejtojnë Departamentin e Mbrojtjes. duke i mundësuar Austinit që të merr këtë rol, pasi ai doli në pension në viti 2016.

Ligji ka për qëllim të sigurojë kontrollin civil të ushtrisë, por Austini është Sekretari i dytë i Mbrojtjes që i është dhënë përjashtim nga Kongresi në më pak se pesë vjet. pas gjeneralit James Mattis i cili mori një përjashtim të tillë në vitin 2017.

Austini fitoi mbështetjen e Senatit pjesërisht për shkak të kualifikimeve të tij të mëdha ushtarake.

Ai udhëhoqi Komandën Qendrore (CENTCOM) të SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, nga viti 2013 në 2016. Kjo përfshin operacionet e hershme kundër DEASH-it që përfundimisht çuan në disfatën e grupit terrorist.

Para kohës së tij në CENTCOM, ai shërbeu si zv/Shef i Shtabit të Ushtrisë dhe ishte gjeneral komandues i forcave amerikane në Irak gjatë tërheqjes së SHBA-së që përfundoi në vitin 2011.

Pas pensionit, Austini shërbeu në bordin e kontraktorit ushtarak "Raytheon Technologies". Ai është zotuar tëi shmanget çdo çështjeje që ka të bëjë me kompaninë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes, e cila i shet Pentagonit disa lloje armësh, duke përfshirë sistemin e raketave Patriot, sistemin drejtues të raketave detare Aegis dhe raketat lundruese Tomahawk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın