Bota, Koronavirusi

Sekretari britanik i Shëndetit: Ka akoma rrugë të gjatë para se të heqim bllokimin

Të dhënat e qeverisë britanike sot treguan se kishte edhe 30.004 infeksione të tjera me COVID-19 dhe 610 vdekje, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 3.647.463 raste dhe 97.939 vdekje

Ekip   | 24.01.2021
Sekretari britanik i Shëndetit: Ka akoma rrugë të gjatë para se të heqim bllokimin

Londër

Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha sot se ka akoma një "rrugë e gjatë" përpara se rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) të ishin mjaft të ulëta për të hequr bllokimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e qeverisë sot treguan se kishte edhe 30.004 infeksione të tjera dhe 610 vdekje, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 3.647.463 raste dhe 97.939 vdekje.

Në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani mbi 6,3 milionë njerëz kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Hancock bëri këto komente në një intervistë për Sky News, ku gjithashtu tha: "Ne duhet të shqetësohemi mjaft, të gjithë ne, për këtë pandemi dhe të ndjekim rregullat".

Ai shtoi se "nuk dihet shkalla" në të cilën llojet e reja të virusit nga Afrika e Jugut dhe Brazili "mund të kenë një përgjigje më të ulët ndaj vaksinës".

"Varianti i ri për të cilin me të vërtetë shqetësohem është ai që është atje dhe që nuk është vërejtur", tha Hancock.

Ai më vonë në një intervistë për BBC tha se qeveria kishte identifikuar 77 raste të llojit të virusit të Afrikës së Jugut në Mbretërinë e Bashkuar.

"Kjo është arsyeja pse ne kemi marrë masa kaq të rrepta kufitare kundër lëvizjes nga Afrika e Jugut", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın