Bota

Ryabkov: Ekziston rreziku i fillimit të luftës bërthamore

“Në gjendje të tillë ekziston rreziku i fillimit të luftës bërthamore. Fatkeqësisht, është një fakt”, tha zv/ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Ryabkov

Dmitri Chirciu  | 12.09.2019 - Përdıtësım : 13.09.2019
Ryabkov: Ekziston rreziku i fillimit të luftës bërthamore Foto: AA/Arhiv

Moskë

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Ryabkov, deklaroi se stabiliteti strategjik ndërkombëtar është prishur, dhe se në gjendje të tillë ekziston rreziku i fillimit të luftës bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ryabkov ishte mysafir në një universitet rus, ndërsa në adresimin e tij foli për ngjarjet aktuale në rrafshin ndërkombëtar.

Me këtë rast theksoi se stabiliteti strategjik ndërkombëtar është prishur.

“Në gjendje të tillë ekziston rreziku i fillimit të luftës bërthamore. Fatkeqësisht, është një fakt”, tha Ryabkov.

Duke rikujtuar se së shpejti skadon marrëveshja mes Rusisë dhe SHBA-ve, e nënshkruar në vitin 2010, për kontroll të armatimit strategjik bërthamor (START), Ryabkov shtoi: Hapat e partnerëve tanë perëndimorë kanë qenë shumë të vështira. SHBA thotë se nuk është e gatshme për të negociuar marrëveshjen START”.

Sipas Ryabkov, vendi i tij është i gatshëm dhe i hapur për negociata me SHBA-të kur është fjala për stabilitetin strategjik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın