Bota, Koronavirusi

Rusia vazhdon të shënojë rekord në vdekjet dhe rastet me COVID-19

Kreu i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin njoftoi se do të zgjaten masat kufizuese në kryeqytetin rus deri më 15 janar të vitit 2021

Elena Teslova  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
Rusia vazhdon të shënojë rekord në vdekjet dhe rastet me COVID-19

Moskë

Rusia në 24 orët e fundit ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave dhe rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Task-forca ruse kundër pandemisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit vendi regjistroi 25.487 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në mbi 2.18 milionë numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

Vendi po ashtu regjistroi 524 viktima nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 38.062.

Deri më tani, Rusia ka regjistruar të paktën 1.68 pacientë të shëruar nga koronavirusi, përfshirë 25.073 pacientë të shëruar brenda 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin njoftoi se do të zgjatet masat kufizuese në kryeqytetin rus deri më 15 janar të vitit 2021.

Ndër kufizimet e vendosura në kryeqytet është edhe regjimi i vetë-izolimit për personat e moshës mbi 65-vjeçare dhe për ato që vuajnë nga sëmundje kronike, puna nga shtëpia e të paktën 30 për qind të të punësuarve si dhe mbyllja e mjediseve të kohës së lirë të qytetit.

"Sistemi shëndetësor ende po punon me një ngarkesë shumë të rëndë. Ekspertët besojnë se në këto kushte nuk ka nevojë për të imponuar kufizime shtesë, por anulimi i masave ekzistuese do të jetë një vendim i parakohshëm dhe i pamatur", tha Sobyanin.

Për sa i përket numrit të rasteve, Rusia renditet vendi i pestë në botë pas SHBA-ve, Indisë, Brazilit dhe Francës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.