Bota

Rusia: Shpresojmë të mos ndërmerren hapa që do të destabilizojnë situatën në Karaibe dhe Venezuelë

"Shpresojmë të mos ndërmerren hapa që do të destabilizojnë situatën në Karaibe dhe Venezuelë dhe se gjithçka do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", tha Peskov

Emre Gürkan Abay  | 14.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Rusia: Shpresojmë të mos ndërmerren hapa që do të destabilizojnë situatën në Karaibe dhe Venezuelë

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se e drejta ndërkombëtare është bërë "e mjerueshme" në disa pjesë të botës, duke përmendur situatën në Karaibe dhe Venezuelë, transmeton Anadolu.

Duke komentuar praninë në rritje ushtarake amerikane pranë Venezuelës, Peskov tha: "E drejta ndërkombëtare aktualisht është në gjendje të mjerueshme në shumë pjesë të botës. Shpresojmë të mos ndërmerren hapa që do të destabilizojnë situatën në Karaibe dhe Venezuelë dhe se gjithçka do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".

Lidhur me pjesëmarrjen e trupave të Koresë së Veriut në operacionet e pastrimit të minave në rajonin e Kurskut, Peskov tha: "Nuk do ta harrojmë kurrë këtë ndihmë. Kjo punë e rrezikshme vazhdon dhe miqtë tanë koreanë po na ndihmojnë. E vlerësojmë shumë".

Ndërsa sa i përket Samitit të Liderëve të G20, të planifikuar për 22-23 nëntor në Johanesburg të Afrikës së Jugut, Peskov tha se "G20 mbetet i rëndësishëm dhe i vlefshëm për shumë vende. Është një format me fuqi të lartë përfaqësimi në aspektin e diskutimit të çështjeve ekonomike globale".

"Ne gjithmonë kemi kundërshtuar çdo përfshirje të elementëve politikë në axhendën e G20. Ka përpjekje për të politizuar deklaratën e përbashkët, e cila natyrshëm pritet me pakënaqësi nga të gjithë, përfshirë neve dhe një sërë vendesh po na bashkohen", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.