Bota

Rusia shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe rajonale

Votuesit rusë dolën në zgjedhje në 85 rajone të Rusisë të dielën

Elena Teslova,Diyar Güldoğan   | 09.09.2019
Rusia shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe rajonale

Moskē

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi sot përmblodhi rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe rajonale të mbajtura të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dielën në Rusi u mbajtën zgjedhjet rajonale dhe lokale në 85 rajone, përfshirë zgjedhjet e guvernatorëve, kuvendet rajonale dhe të qyteteve, kryetarët e qyteteve.

Në Moskë, ku për shkak të pamundësisë së opozitës për të hyrë në zgjedhjet lokale në shtator çoi në protesta masive, kundërshtarët e Kremlit fituan vota në 20 nga 45 rrethet elektorale.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian sot tha se nuk do të njohë mbajtjen e zgjedhjeve në Gadishullin e Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia pas një votimi të paligjshëm të pavarësisë në 2014.

"Kushdo që zgjidhet në Gadishullin e Krimesë që pretendon të 'përfaqësojë' popullatën e Krimesë dhe Sevastopolit nuk do të njihet si përfaqësues i atyre territoreve, që janë ukrainase", tha zëdhënësi i BE-së në një deklaratë.

BE-ja vazhdon të dënojë Moskën për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, thuhet më tej.

Përveç BE-së, poashtu Krimenë si territor rus nuk e njohin as OKB, SHBA dhe Turqia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın