Bota

Rusia sërish regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 17.347 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 219 të vdekur

Dmitri Chirciu   | 26.10.2020
Rusia sërish regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

Moskë

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.531.224, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 26.269, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 17.347 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 219 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.146.096, me 7.574 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 5.224 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 401.040, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 6.442, me 62 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 57,8 milionë teste, përfshirë 476 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın