Bota

Rusia reagon ndaj kërcënimit të SHBA-ve për sanksione ndaj Turqisë

"Politika për të ushtruar presion nëpërmjet sanksioneve nuk është e pranueshme në sistemin e koordinimit të marrëdhënieve ndërkombëtare", deklaroi Zakharova

Dmitri Chirciu, Ali Cura  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Rusia reagon ndaj kërcënimit të SHBA-ve për sanksione ndaj Turqisë

Moskë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, lidhur me projektligjin e miratuar në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të SHBA-ve i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia dhe hapat që ka hedhur në Siri tha se "Politika për të formuar presion nëpërmjet sanksioneve nuk është e pranueshme", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp në Moskë, Zakharova theksoi se SHBA-ja po ushtron presion mbi Turqinë për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore S-400.

“Nuk ka nevojë për komentet e një vendi të tretë lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Zakharova duke theksuar se "ky debat është i papranueshëm".

"Politika për të ushtruar presion nëpërmjet sanksioneve nuk është e pranueshme në sistemin e koordinimit të marrëdhënieve ndërkombëtare", deklaroi Zakharova e cila ka tërhequr vëmendjen se SHBA-ja zbaton sanksione edhe ndaj vendeve të tjera.

- "NATO, po përpiqet të rritë nivelin e tensionit"

Zaharova rikujtoi se javën e kaluar në kryeqytetin e Britanisë, Londër, u mbajt Samiti i Liderëve të NATO-s dhe tha se "Kërcënimi rus në samit tejkaloi problemet e tilla si terrorizmi ndërkombëtar, migracioni i paligjshëm dhe kërcënimi kibernetik".

Në fjalën e saj Zaharova ka folur edhe vendimin e NATO-s për të përdorur hapësirën si fushën e re operacionale. "NATO, po përpiqet të rritë nivelin e tensionit dhe të vendosë dominim në të gjitha fushat", tha Zaharova.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın