Bota, Koronavirusi

Rusia raporton rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit

Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit, bëhet e ditur se varianti Omicron është zbuluar tek dy persona të kthyer nga Afrika e Jugut

Emre Gürkan Abay   | 06.12.2021
Rusia raporton rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit

Moskë

Rusia ka regjistruar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit, bëhet e ditur se varianti Omicron është zbuluar tek dy persona të kthyer nga Afrika e Jugut.

Më tej njoftohet se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë ruse nga varianti Omicron.

Deri më tani, në Rusi 282 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 9,8 milionë raste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın