Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Rusia raporton numër rekord të rasteve me COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi rekomandime që synojnë kufizimin e përhapjes së sëmundjes

Elena Teslova   | 25.10.2021
Rusia raporton numër rekord të rasteve me COVID-19

Moskë

Rusia raportoi numër rekord të rasteve të COVID-19, me 37.930 persona që rezultuan pozitivë gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 8,27 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin ditor të institucioneve kompetente thuhet se rastet aktive aktualisht janë 861.293.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1.069 raste të vdekjeve, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 231.669.

Gjithashtu, 20.690 fituan betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar, duke e çuar në 7,18 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Duke filluar nga 28 tetori, Rusia do të ketë një periudhë kombëtare 10-ditore jo-pune që synon të frenojë përhapjen e virusit.

Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që rekomandonte autoritetet rajonale të kufizonin punën e restoranteve dhe të ndalonin ngjarjet masive argëtuese nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Në dekret thuhet se vendimi përfundimtar për zbatimin e masave u delegohet krerëve të qarqeve.

Putin rekomandoi gjithashtu shtimin e testeve për COVID-19 dhe vaksinimin kundër virusit.

Ai gjithashtu këshilloi t'u sigurohen dy ditë pushim me pagesë punonjësve që marrin vaksinat.

Putin udhëzoi Ministrinë e Shëndetësisë të dërgojë ekipe shtesë mjekësore në rajonet më të goditura si dhe Ministrinë e Emergjencave për të ndihmuar autoritetet lokale në luftën kundër COVID-19.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın