Bota

Rusia pretendon se ka pushtuar 3 fshatra në lindje dhe jug të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes thotë se trupat po përparojnë në rajonet Zaporizhzhia dhe Donetsk mes përleshjeve të vazhdueshme

Alperen Aktaş  | 10.11.2025 - Përdıtësım : 10.11.2025
Rusia pretendon se ka pushtuar 3 fshatra në lindje dhe jug të Ukrainës

Istanbul

Trupat ruse kanë pushtuar fshatrat Sladkoe dhe Novoye në rajonin e Zaporizhzhias dhe Gnatovkas në Donetsk, deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë, njësitë e grupit ushtarak "Lindje" përparuan më thellë në linjat mbrojtëse ukrainase, duke siguruar kontrollin mbi Sladkoe dhe Novoye në jug të Ukrainës.

Gjatë operacioneve për të eliminuar forcat e rrethuara ukrainase pranë Krasnoarmeyskut në Donetsk, trupat ruse morën kontrollin e Gnatovkës, thuhet më tej.

Pala ukrainase nuk iu përgjigj menjëherë pretendimeve ndërsa verifikimi i pavarur është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın