Elena Teslova
28 korrik 2026•Përditësim: 28 korrik 2026
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi sot se forcat e saj kanë marrë nën kontroll vendbanimin Krasnyi Kut në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Operacioni është kryer nga njësitë e grupit të forcave Tsentr (Qendra), tha ministria në një deklaratë.
Ministria pohon se forcat ruse goditën depot e municioneve dhe karburantit ukrainas, punëtoritë e prodhimit dhe vendet e magazinimit për dronët me rreze të gjatë, infrastrukturën e energjisë dhe transportit, pikat e vendosjes së përkohshme të formacioneve të armatosura ukrainase dhe mercenarëve të huaj në 142 zona.
Ukraina nuk ka komentuar ende mbi pretendimin, i cili nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur për shkak të luftës në vazhdim.