Rusia pranon përgjigje me shkrim nga SHBA-ja për garancitë e sigurisë
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse, ambasadori amerikan në Moskë John Sullivan ka mbërritur në ndërtesën e ministrisë për të dhënë personalisht përgjigjen e SHBA-së

Ankara
Rusia tha se ka marrë përgjigje me shkrim nga SHBA-ja për propozimin e saj për garancitë e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse, ambasadori amerikan në Moskë John Sullivan ka mbërritur në ndërtesën e ministrisë për të dhënë personalisht përgjigjen e SHBA-së.
Sullivan është takuar me zëvendësministrin e jashtëm rus Aleksander Grushko në ministri, thuhet gjithashtu në deklaratë.
Rusia kohët e fundit ka grumbulluar 100.000 trupa pranë Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime se Kremlini mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.
Moska ka mohuar se po përgatitet për pushtim dhe ka thënë se trupat e saj janë atje për stërvitje. Në vend të kësaj, ajo ka lëshuar një listë kërkesash sigurie për SHBA-në dhe NATO-n, duke përfshirë mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO, për të qetësuar tensionet ekzistuese.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.