Bota

Rusia planifikon dy stërvitje ushtarake në Azinë Qendrore mes përshkallëzimit në Afganistan

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbi 1.500 ushtarakë dhe rreth 300 njësi armësh dhe pajisjesh do të përfshihen në stërvitjet ushtarake nga tre vendet

Elena Teslova  | 27.07.2021 - Përdıtësım : 27.07.2021
Rusia planifikon dy stërvitje ushtarake në Azinë Qendrore mes përshkallëzimit në Afganistan Foto: AA/Arhiv

Moskë

Rusia dhe kombet e Azisë Qendrore, Taxhakistani dhe Uzbekistani, do të zhvillojnë stërvitje ushtarake trepalëshe më 5 dhe 10 gusht në një bazë të stërvitjes 20 kilometra larg kufirit të Afganistani të kapluar nga konflikti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbi 1.500 ushtarakë dhe rreth 300 njësi armësh dhe pajisjesh do të përfshihen në stërvitjet ushtarake nga tre vendet.

Ministria ruse tha se trupat do të praktikojnë veprime mbrojtëse kundër pushtimit nga grupe armatosura dhe për shkatërrimin e grupeve radikale terroriste.

Para ushtrimeve trepalëshe, nga 30 korriku deri më 10 gusht Rusia po ashtu do të ketë një stërvitje ushtarake dypalëshe me Uzbekistanin në një zonë në kufi me Afganistanin.

Rreth 1.500 ushtarakë të forcave të armatosura të Rusisë dhe Uzbekistanit, si dhe rreth 200 njësi të pajisjeve ushtarake, përfshirë aviacionin nga baza ajrore ruse Kant në Kirgistan, do të marrin pjesë në stërvitjet në Termez.

Autoritetet ruse kanë shprehur shqetësim mbi dhunën e përshkallëzuar në Afganistan mes tërheqjes së forcave të huaja dhe janë zotuar se do të marrin masa për të bllokuar përhapjen e konfliktit përtej kufijve afganë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.