Bota, Koronavirusi

Rusia përsëri shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.319 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.431.635

Dmitri Chirciu   | 20.10.2020
Rusia përsëri shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Moskë

Në Rusi me 16.319 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.431.635, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.319 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.431.635 ndërsa me 269 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.635.

Numri i pacientëve të shëruarve në Rusi ka arritur në 1.085.608, me 9.704 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 është rritur në 1,2 për qind dhe tek 28,6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 54,6 milionë

Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në Moskë me 4.999 raste të reja arriti në 372.628, ndërsa me 49 vdekje numri i viktimave në 6.058.

Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 374 mijë teste, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 54,6 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Dje në vend u regjistruan 15.982 raste ditore.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın