Bota

Rusia nis procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur

"Sapo të përfundojnë procedurat, njoftimet do t'i dërgohen depozituesve të traktateve", tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë

Rabia İclal Turan  | 15.01.2021 - Përdıtësım : 17.01.2021
Rusia nis procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur

Ankara

Rusia sot ka njoftuar se do të nis procedurat e tërheqjes nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur, pasi këtë e bëri SHBA vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

"Sapo të përfundojnë procedurat, njoftimet do t'i dërgohen depozituesve të traktateve", tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

"Duke pasur parasysh mungesën e progresit në përpjekjet për të hequr pengesat që parandalojnë funksionimin e traktatit në një situatë të re, Ministria e Jashtme ruse me të drejtë njofton fillimin e procedurave të brendshme për të hapur rrugën e tërheqjes së Rusisë nga Traktati për Qiejt e Hapur", thuhet më tej.

Traktati i Qiejve të Hapur hyri në fuqi në vitin 2002 me pjesëmarrjen e 34 vendeve anëtare, duke lejuar vendet të fluturojnë me fluturime të mbikëqyrjes së avionëve të paarmatosur mbi territoret e njëri-tjetrit. SHBA u tërhoq zyrtarisht nga traktati në nëntor të vitit të kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.