Bota

Rusia ndalon një anije ukrainase në Detin Azov

Shërbimi i Sigurisë i Federatës Ruse pohoi se anija ishte duke peshkuar pa autorizim

Elena Teslova   | 15.02.2020
Rusia ndalon një anije ukrainase në Detin Azov

Moskē

Shërbimi i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi se ka ndaluar një anije me katër shtetas ukrainas në Detin Azov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas inspektimit, ekuipazhi u zbulua se nuk kishte identifikimin dhe liçensat e nevojshme për të peshkuar në zonë, thuhet në një njoftim të FSB-së.

"Kapiteni i anijes nuk iu bind kërkesave ligjore të patrullës kufitare për të ndaluar dhe u përpoq të ikte", thuhet më tej, duke u theksuar se janë gjetur më shumë se 290 peshq shojza, si dhe një rrjete e paligjshme peshkimi.

Anija dhe ekuipazhi i saj u dërguan në portin Kerç për hetime të mëtejshme, thuhet më tej në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın