Bota

Rusia ndalon hyrjen në vend për presidentin amerikan Biden dhe sekretarin Blinken

Ministria e Jashtme e Federatës së Rusisë njoftoi se është vendosur në zbatim ndalesa e hyrjes në vend për 963 shtetas amerikanë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Biden dhe sekretarin e Shtetit, Blinken

Davit Kachkachishvili   | 21.05.2022
Rusia ndalon hyrjen në vend për presidentin amerikan Biden dhe sekretarin Blinken

Moskë

Ministria e Jashtme e Federatës së Rusisë njoftoi se është vendosur në zbatim ndalesa e hyrjes në vend për 963 shtetas amerikanë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se është publikuar një listë e shtetasve amerikanë të cilëve u është ndaluar përgjithmonë hyrja në Rusi në aspektin e përgjigjes ndaj sanksioneve kundër Rusisë të vendosura vazhdimisht nga SHBA-ja.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se në këtë listë janë shtuar gjithsej 963 persona, përshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden, sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) William Burns dhe zyrtarë të tjerë.

"SHBA-ja është e zënë me akte armiqësore të cilat i janë kthyer më pas si në bumerang. Rusia nuk dëshiron konfrontim dhe duke ndarë popullin amerikan të cilin e kemi respektuar gjithmonë nga autoritetet e SHBA-së që nxisin armiqësinë ruse dhe nga ata që u shërbejnë atyre, ajo është e hapur për dialog të drejtë dhe të bazuar në respektin reciprok", thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın