Bota

Rusia ndërpret furnizimin me gaz natyror për Finlandën

Kompania ruse e energjisë "Gazprom" njoftoi se dërgesat e gazit natyror për Finlandën janë ndërprerë plotësisht

Emre Gürkan Abay   | 21.05.2022
Rusia ndërpret furnizimin me gaz natyror për Finlandën

Moskë

Kompania ruse e energjisë "Gazprom" njoftoi se dërgesat e gazit natyror për Finlandën janë ndërprerë plotësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga "Gazprom"-i thuhet se kompania finlandeze e gazit natyror "Gasum" nuk ka kryer pagesën e nevojshme me monedhën rubla për dërgesën e gazit rus.

"Që nga 1 prilli pagesat për gazin rus duhej të bëheshin me rubla", thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se dërgesat e gazit natyror për "Gasum" dhe Finlandës janë ndërprerë sot plotësisht për shkak se pagesa në fjalë nuk është bërë.

"Gazprom" furnizoi rreth 70 për qind të gazit natyror që Finlanda konsumoi vitin e kaluar.

Kompania finlandeze "Gasum" dje në një deklaratë njoftoi se gazi natyror do të ndërpritej sot dhe se kompania është e gatshme për situatën në fjalë.

Poashtu edhe "Inter RAO", kompania më e madhe ruse e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, javën e kaluar njoftoi se tashmë nuk do të mund të siguronte më energjike elektrike për Finlandën me arsyen se ajo nuk ka mundur të marrë pagesën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın