Bota

Rusia miraton ligjin me të cilin mund të shënojë individët si agjentë të huaj

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi ndryshimet që zgjerojnë sferën e ligjit nga viti 2017

Elena Teslova   | 03.12.2019
Rusia miraton ligjin me të cilin mund të shënojë individët si agjentë të huaj

Moskē

Presidenti rus Vladimir Putin miratoi të hënën ndryshimet e ligjit i cili lejon që individët të etiketohen si agjentë të huaj, duke tërhequr kritika nga aktivistët që bëjnë fushatë për lirinë e fjalës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas ligjit të ri, individët që marrin fonde nga jashtë mund të shënohen si agjentë të huaj.

Ligji u propozua në vitin 2017 si përgjigje ndaj vendimit të SHBA-së për të shpallur kanalin televiziv të mbështetur nga Kremlini, RT, si agjent të huaj.

Zgjerimi i kufijve të tij ka ngritur shqetësime se ai mund të përdoret për të synuar zërat kritikë

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın