Bota

Rusia kërkon largimin e 1 milion imigrantëve ilegalë nga vendi

Ministri rus i kërkoi udhëheqjes së Komonuelthit të Shteteve të Pavarura të marrin imigrantët e paligjshëm

Elena Teslova  | 17.04.2021 - Përdıtësım : 18.04.2021
Rusia kërkon largimin e 1 milion imigrantëve ilegalë nga vendi

Moskë

Zëvendësministri i Brendshëm rus, Aleksander Gorovoy, i kërkoi udhëheqjes së Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) të angazhohen me banorët e tyre që banojnë ilegalisht në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ka shumë nga shtetasit tuaj që janë aktualisht në territorin e vendit tim në mënyrë të paligjshme. Nëse nuk e zvogëlojmë këtë numër deri më 15 qershor, siç nënkupton dekreti presidencial, këta njerëz do të dënohen, deri në dëbimin dhe mbylljen e kufijve", theksoi Gorovoy në një seancë plenare të Asamblesë Ndërparlamentare të CIS-së.

Më shumë se 1 milion imigrantë të paligjshëm nga vendet e CIS-it aktualisht jetojnë në Rusi, sipas Gorovoy-t.

Moratoriumi për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, i futur në Rusi për shkak të pandemisë, është në fuqi deri më 15 qershor.

Deri në këtë datë, imigrantët e paligjshëm mund të largohen lirisht nga Rusia dhe të mos ndëshkohen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.