Bota

Rusia kundërshton vendimin e SHBA për t'u tërhequr nga OBSH

Fotografia e trishtuar në sistemin shëndetësor gjatë pandemisë e lë SHBA-në pa ndonjë fjalë në udhëheqjen e fushës shëndetësore, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse

Fahri Aksüt  | 30.05.2020 - Përdıtësım : 31.05.2020
Rusia kundërshton vendimin e SHBA për t'u tërhequr nga OBSH

Ankara

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Washingtoni dëmton ligjin ndërkombëtar për bashkëpunimin në shëndetësi pasi SHBA i dha fund marrëdhënieve të saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

Maria Zakharova tha për agjencinë e lajmeve TASS se bota duhet të konsolidojë përpjekjet e saj për të luftuar pandeminë COVID-19.

Fotografia e trishtuar që u shfaq në sistemin shëndetësor të SHBA-së gjatë pandemisë e lë Washingtonin pa shteg për të folur për udhëheqjen në fushën e shëndetësisë, tha ajo.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se Washingtoni i jep fund marrëdhënieve të tij me OBSH-në pas një shqyrtimi disamujor që ai urdhëroi.

Trump tha se po ndërmerr aksionin "sepse ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe shumë të nevojshme" pasi ai ndaloi financimin e Washingtonit për shkak të shqetësimeve se organi shëndetësor i OKB-së nuk trajtoi si duhet shpërthimin e koronavirusit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın