Bota

Rusia kryen kontroll të befasishëm të gatishmërisë luftarake

Ministri i Mbrojtjes kontrolloi gatishmërinë e trupave detare dhe tokësore për stërvitje ushtarake, tha ministria në një deklaratë

Elena Teslova   | 22.04.2021
Rusia kryen kontroll të befasishëm të gatishmërisë luftarake

Moskë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoygu, arriti sot në Krime për një kontroll të befasishëm të gatishmërisë luftarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Shoygu kontrolloi gatishmërinë e trupave detare dhe tokësore për stërvitje ushtarake, tha ministria në një deklaratë.

Shoygu shënoi nisjen e stërvitjeve të flotës ruse të Detit të Zi dhe Detit Kaspik, si dhe forcave ajrore, duke angazhuar mbi 10.000 staf ushtarak, 1.200 njësi armësh dhe pajisje ushtarake dhe 40 anije, thuhet në deklaratë.

Stërvitjet zhvillohen midis tensioneve të përshkallëzuara në Ukrainën juglindore. Palët që janë përfshirë në tensione, Kievi dhe separatistët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit midis tyre.

Ukraina po ashtu akuzon Rusinë për dërgimin e trupave në kufi, ndërsa Moska thotë se lëvizjet e saj janë si përgjigje të "veprimeve provokuese të Kievit", duke thënë se fqinji i saj perëndimor po përgatit një ofensivë që synon të sigurojë një zgjidhje ushtarake të konfliktit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın