Bota

Rusia: Kemi neutralizuar 2 sisteme HIMARS të prodhimit amerikan në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se me raketa me precizitet të lartë të lëshuara nga ajri në Ukrainë janë shkatërruar 2 sisteme HIMARS të prodhuar nga SHBA-ja

Dmitri Chirciu   | 06.07.2022
Rusia: Kemi neutralizuar 2 sisteme HIMARS të prodhimit amerikan në Ukrainë

Moskë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se me raketa me precizitet të lartë të lëshuara nga ajri në Ukrainë ka shkatërruar 2 sisteme Raketore të Artilerisë me Performancë të Lartë (HIMARS) të prodhuar nga SHBA-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se forcat ruse po vazhdojnë sulmet kundër elementëve ushtarakë në Ukrainë. Ai tha se kanë shkatërruar 4 pajisje ushtarake dhe kemi eliminuar rreth 100 ushtarë të Brigadës së 92-të të mekanizuar të Forcave të Armatosura të Ukrainës të cilët ndodheshin në qytetin Kharkiv.

"Me raketa me precizitet të lartë të lëshuara nga ajri në rajonin ku ndodhet njësia e vendbanimit Malotaranivka në Donestk u shkatërruan 2 sisteme Raketore të Artilerisë me Performancë të Lartë (HIMARS) të prodhuar nga SHBA-ja si dhe 2 depo municionesh për këto sisteme. Me armë me precizitet të lartë në rajonin Mykolaiv u shkatërrua stacioni i radarit të sistemit të mbrojtjes ajrore ‘S-300‘ si dhe qendra ku janë të vendosur përkohësisht mercenarët e huaj", tha Konashenkov.

Në 24 orët e fundit janë goditur 6 qendra drejtimi, 6 depo armësh dhe municionesh si dhe multi-raketahedhësit "Uragan" dhe "Grad" të ushtrisë ukrainase, njoftoi Konashenkov i cili ndau informacionin se janë rrëzuar një avion luftarak "Su-25", një helikopter "Mi-8", 2 helikopterë "Mi-24" dhe 11 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës.

Ai theksoi se kanë konfiskuar 8 multi-raketahedhës dhe 9 raketa balistike "Tochka-U" të forcave të Ukrainës. Konashenkov tha se "Deri më sot janë rrëzuar 232 avionë, 137 helikopterë, 1.462 mjete ajrore pa pilot ndërsa janë shkatërruar 353 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 3.915 tanke dhe mjete të blinduara, 720 multi-raketahedhëse, 3.096 obusë dhe mortaja si dhe 4.043 mjete ushtarake të veçanta të ushtrisë së Ukrainës".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın