Bota

Rusia dhe Kina fillojnë stërvitjen e përbashkët në Detin e Japonisë

"Në stërvitje do të marrin pjesë anije luftarake, nëndetëse, automjete mbështetëse dhe elementë të aviacionit", njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes

Ahmet Gençtürk   | 15.10.2021
Rusia dhe Kina fillojnë stërvitjen e përbashkët në Detin e Japonisë

Ankara

Marinat ruse dhe kineze kanë nisur manovrat e përbashkëta detare në Detin e Japonisë, njoftoi të enjten Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marina ruse po merr pjesë në stërvitjen e përbashkët detare ruso-kineze 2021 me anije luftarake dhe anije mbështetëse të Flotës së Paqësorit të Rusisë, duke përfshirë anijen "Admiral Panteleyev" të luftës kundër nëndetëse (ASW), dy korveta, dy gjurmues të minave dhe një nëndetëse si dhe një anije raketash dhe një anije tërheqje e shpëtimit, tha ministria në deklaratë.

Marina kineze ka dërguar dy shkatërrues, dy korveta, një nëndetëse me naftë, një anije furnizimi të integruar dhe një anije shpëtimi për stërvitjen, vuri në dukje deklarata.

Dymbëdhjetë avionë dhe helikopterë të degës së aviacionit detar të Flotës së Paqësorit dhe marinës kineze gjithashtu do të marrin pjesë në stërvitje.

Gjatë stërvitjes, marinat do të zbatojnë manovra taktike të përbashkëta dhe kundërmasat e minave për shkëputjet, do të hapin zjarr artilerik në objektivat detare dhe do të kërkojnë dhe bllokojnë një nëndetëse armike në zonën e caktuar, shtoi ministria.

Sipas Zyrës për media të Flotës Ruse të Paqësorit stërvitja do të zgjasë deri më 17 tetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.