Bota

Rusia dëbon gjithsej 61 diplomatë, 34 francezë dhe 27 spanjollë

Hapi u ndërmor si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve rusë nga Franca dhe nga Spanja

Ekip   | 18.05.2022
Rusia dëbon gjithsej 61 diplomatë, 34 francezë dhe 27 spanjollë

Moskë

Ministria e Jashtme e Rusisë, në kuadër të reciprocitetit shpalli "persona non grata" 34 diplomatë francezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se ambasadori i Francës në Moskë, Pierre Levy është thirrur në ministri dhe i është paraqitur protestë e ashpër lidhur me vendimin nxitës dhe të padrejtë për shpalljen "persona non grata" të 41 diplomatëve rusë në Francë.

Hapi në fjalë ka dëmtuar seriozisht marrëdhëniet ruso-franceze dhe bashkëpunimin konstruktiv dypalësh, theksohet në deklaratë.

"Në përgjigje të këtij vendimi janë shpallur 'persona të padëshiruar' 34 punonjës në institucionet diplomatike franceze në Rusi. Këto persona duhet të largohen nga territoret e Rusisë brenda dy javëve nga data që notë protesta i është dorëzuar ambasadorit", thuhet gjithashtu në deklaratë.

Në një njoftim tjetër të MPJ-së ruse, bëhet e ditur se Rusia shpalli persona të padëshiruar edhe 27 diplomatë spanjollë.

Hapi u ndërmor si përgjigje ndaj dëbimit të 27 diplomatëve rusë nga Spanja në prill, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Ministria njoftoi se kishte thirrur ambasadorin Marcos Gomez Martinez për t'i paraqitur një "notë proteste" dhe i dorëzoi atij vendimin që urdhëronte diplomatët të largoheshin nga vendi.

Diplomatët e dëbuar punonin në Ambasadën Spanjolle në Moskë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Shën Petersburg. Sipas ministrisë, ata duhet të largohen nga Rusia brenda shtatë ditëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın