Bota

Rusia dërgon përforcime për të ndihmuar Haftarin në Libi

"Sipas zyrtarëve evropianë dhe libianë, kontraktorët ushtarakë privatë nga Rusia javën e kaluar ndihmuan forcat besnike të Haftarit të merrnin nën kontroll fushën më të madhe të naftës në Libi"

Gözde Bayar   | 30.06.2020
Rusia dërgon përforcime për të ndihmuar Haftarin në Libi

Ankara

Rusia është duke dërguar përforcime në Libi për të ndihmuar gjeneralin renegat Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të publikuar të hënën, "Wall Street Journal" tha se sipas zyrtarëve evropianë dhe libianë, kontraktorët ushtarakë privatë nga Rusia javën e kaluar ndihmuan forcat besnike të Haftarit të merrnin nën kontroll fushën më të madhe të naftës në Libi.

Me avionët transportues rusë javët e fundit rregullisht enden midis bazës ajrore ruse në Siri dhe Libi. Zyrtarët ushtarakë amerikanë theksuan se Moska mund të dorëzojë armë ose trupa për të forcuar komandantin renegat, thuhet në raport.

Më tej thuhet se Rusia gjithashtu ka dërguar avionë luftarakë MiG-29 dhe një sistem radar të avancuar.

Avionët mund të drejtohen nga kontraktorë të papërvojë të cilët nuk do t'i përmbahen ligjit ndërkombëtar, paralajmëroi gjenerali Bradford Gering, drejtor i operacioneve për Komandën Amerikane të Afrikës.

Po ashtu theksohet se Ministria e Jashtme e Rusisë nuk iu përgjigj kërkesës për komente në lidhje me mbështetjen ushtarake, pasi ata kanë thënë në të kaluarën se kontraktorët ushtarakë nuk përfaqësojnë qeverinë ruse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın