Bota, Koronavirusi

Rusi, shkon në mbi 26 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.513.877 ndërsa ai i viktimave në 26.050

Dmitri Chirciu   | 25.10.2020
Rusi, shkon në mbi 26 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.513.877 ndërsa ai i viktimave në 26.050, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.710 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.513.877 ndërsa me 229 vdekje të reja numri i viktimave ka arritur në 26.050.

Në Rusi numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 1.138.522, përfshirë 7.704 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi prej dy ditësh vazhdon të jetë 1.1 për qind dhe tek 26.7 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon shifrën 57.3 milionë

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.455 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 395.816 ndërsa me 68 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.380.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 550 mijë teste ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 57.3 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Me 23 tetor në vend u regjistrua "shifra më e lartë rasteve ditore" me 17.340 raste.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın