Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Rusi, shënohen 784 viktima dhe 23.770 raste të reja me COVID-19

Vendi regjistron rritje të rasteve me COVID-19 për shkak të përhapjes së variantit Delta

Elena Teslova   | 20.07.2021
Rusi, shënohen 784 viktima dhe 23.770 raste të reja me COVID-19

Moskë

Rusia ka regjistruar 23.770 raste të reja me COVID-19 duke çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në mbi 6 milionë, njoftuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve aktive në Rusi ka arritur në 474.401, sipas Task-Forcës së emergjencës së koronavirusit në vend.

Rreth 784 persona humbën jetën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 149.922. Të paktën 22.218 pacientë të tjerë u shëruan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5.38 milionë.

Ndërkohë, përpjekjet e autoriteteve të Moskës dhanë fryte dhe situata në kryeqytetin rus ka filluar të përmirësohet ndërsa numri i rasteve ditore u zvogëlua gati në gjysmë nga 6.000-7.000 në ditë në 3.000-4.000 në ditë.

Zyrtarët madje lehtësuan disa masa kufizuese, përfshirë edhe testin e detyrueshëm QR për të vizituar restorantet.

Sipas kryetarit të Moskës, mbi 100 mijë njerëz vaksinohen çdo ditë në Moskë.

Megjithatë, zyrtarja kryesore sanitare Anna Popova tha se situata mbetet e tensionuar, infeksionet e koronavirusit po rriten në 71 nga 85 rajone ruse, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Popova bëri thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe përkrahjen e fushatës së imunizimit, duke theksuar se ajo do të parandalojë përhapjen dhe mutacionin e mëtejshëm të llojit të ri të koronavirusit.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 4.09 milionë jetë në 192 vende dhe rajone, me gati 191 milionë raste të raportuara, sipas Universitetit "Johns Hopkins" me bazë në SHBA.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.