Bota, Koronavirusi

Rusi, shënohet shifra më e lartë e rasteve ditore me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 18.283 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.599.976, ndërsa me 355 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 27.656

Dmitri Chirciu   | 30.10.2020
Rusi, shënohet shifra më e lartë e rasteve ditore me COVID-19

Moskë

Me 18.283 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Rusi është shënuar "shifra më e lartë e rasteve ditore" që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 18.283 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.599.976, ndërsa me 355 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 27.656.

Në Rusi numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 1.200.560, përfshirë 14.519 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 për qind është rritur sërish në 1,2 për qind dhe te 22,3 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Shifra gjithsej e testimeve tejkalon 59.8 milionë

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.268 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 419.196, ndërsa me 69 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.713.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 582 mijë teste të dyshuara për COVID-19, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 59.8 milionë.

COVID-19 në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në kuadër të masave të marra kundër COVID-19 në Rusi me 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë.

Përveç Moskës, në të gjitha qytetet e vendit gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın