Bota, Koronavirusi

Rusi, rastet e konfirmuara me COVID-19 tejkalojnë shifrën 882 mijë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.212 raste të reja me COVID-19 dhe 129 vdekje

Ali Cura   | 08.08.2020
Rusi, rastet e konfirmuara me COVID-19 tejkalojnë shifrën 882 mijë ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )

Moskë

Në Rusi numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) ka arritur në 882.347, ndërsa ai i të vdekurve në 14.854, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.212 raste të reja me COVID-19 dhe 129 vdekje. Po ashtu me 6.615 raste të reja, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 690.207.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,6 për qind dhe tek 25,6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë shënuar 691 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 246.845, ndërsa me 14 vdekje të reja numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.560.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 303 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 30.3 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

Në kuadrin e masave për COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjelltë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın