Bota

Rusi, avioni kryen ulje emergjente për shkak të tentativës për rrëmbim

Një person i armatosur ka kërkuar vajtjen drejt Afganistanit për avionin SU1515 të kompanisë Aeroflot, i cili ishte ngritur në fluturim në orën 14:55 sipas kohës lokale në destinacionin Surgut-Moskë

Ali Cura  | 22.01.2019 - Përdıtësım : 23.01.2019
Rusi, avioni kryen ulje emergjente për shkak të tentativës për rrëmbim

Moskë

MOSKË (AA) - Një avion që udhëtonte nga qyteti Surgut i Rusisë drejt Moskës njoftohet se ka bërë një ulje emergjente për shkak se një person i armatosur ka tentuar ta rrëmbejë atë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve në shtypin rus, theksohet se një person i armatosur ka kërkuar vajtjen drejt Afganistanit për avionin SU1515 të kompanisë Aeroflot, i cili ishte ngritur në fluturim në orën 14:55 sipas kohës lokale në destinacionin Surgut-Moskë.

Avioni i cili duhej të ulej në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, theksohet se ka kryer ulje emergjente në aeroportin Hanti-Mansiysk.

Komiteti Hetimor i Rusisë tha në një deklaratë se është kapur personi i armatosur i cili tentoi të rrëmbente avionin dhe se nuk ka asnjë të vrarë apo të plagosur.

Sipas kanalit televiziv rus Ren TV, personi që ka tentuar të rrëmbejë avionin është Pavel Shapovalov, i cili, siç thuhet, në të kaluarën ka regjistër penal për vjedhje dhe lëndë narkotike.

Po ashtu, theksohet se një hetim është nisur ndaj personit në fjalë, i cili është zbuluar se jeton në qytetin rus Surgut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın