Bota, Koronavirusi

Rusi, arrin në afro 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821

Dmitri Chirciu   | 24.10.2020
Rusi, arrin në afro 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.521 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.497.167 ndërsa me 296 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 25.821.

Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 1.130.818 me 11.567 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1.2 është ulur në 1.1 për qind dhe tek 25.8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 56.7 milionë

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.453 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 391.361 ndërsa me 63 vdekje të reja numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.312.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 564 mijë teste ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 56.7 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Dje në vend u regjistrua "shifra më e lartë rasteve ditore" me 17.340 raste.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın